Eduart Grishaj zbulon bashkëpunimin e ri me gjigandin mediatik, Arbana Osmani ka dy fjalë për t’i thënë

0

Regjizori Eduart Grishaj tashmë po shijon një tjetër sukses në karrierën e tij teksa ka lançuar filmin më të ri “Pasaporta”. Për të folur në lidhje me projektin e fundit që ka shtuar radhët nëpër kinema, Grishaj ishte i ftuar në emisionin e pasdites të Rudina Magjistarit në Tv Klan.

Hera e parë e Eduart Grishaj në Klan dhe nuk harroi ta theksonte për publikun që tashmë nuk do të ishte e fundit. Mesa duket, pas largimit nga Top Channel ku dhe kishte në dorë regjinë e produksioneve gjigande, Grishaj ka vendosur të bashkëpunojë tashmë me një tjetër media të madhe.

Pjesë nga intervista:

Eduart Grishaj: Jam shumë i lumtur që po futem në derën e Klanit për herë të parë dhe po e fillojmë bashkë. Është hera e parë.

Rudina Magjistari: Do të të shkojë mbarë se studioja ime sjell mbarësi. Hera e parë që ti je në Klan ë?

Eduart Grishaj: Po. Mezi po e gjeja se ku janë studiot sepse nuk kam ardhur asnjëherë tjetër më përpara. E hapim bashkë kapitullin e ri të televizionit të ri i ftuar në studio.

Intervistat që Eduart Grishaj ka dhënë për studiot e mëdha numërohen mjaft lehtë, dhe si një dalje e rrallë nuk mund të kalonte pas një mesazh nga partnerja e tij e jetës, Arbana Osmani.

Arbana Osmani ka qenë pjesë e dy filmave të mëparshëm të realizuar nga vetë ai, e cila ka mbajtur rolin e saj standart si në jetë, atë të prezantueses. Me humor dhe dashuri, Arbana paralajmëron Eduartin se nuk d të jetë më pjesë e filmave të tij, pasi ajo nuk është paguar për asnjërin prej tyre.

Është gjithmnë kënaqësi të punosh me ty. Është kënaqësi të ndash jetën me ty, por është edhe 5fish të punosh me ty.

Nuk do të jem tek filmi jot i ardhshëm, nuk më ke paguar dy filma, nuk kam ndërmend të vij prap dhe të mbetem përsëri e papaguar. Gjithë aktorët e tjerë i kë paguar.

Dua thjeshtë të të them që jam shumë e gëzuar për ty, jam shumë e lumtur me ty,” është shprehur Arbana në mesazhin e dërguar për Edin.