Berisha u shpreh se protesta e 8 shkurtit ka synim votën e lirë dhe se Ahmetaj i bëri autopsinë e vërtetë regjimit.
Protesta e datës 8 si çdo mosbindje e jona civile ka synim votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Ju, 3 ditë më parë, dëgjuat një autopsi të vërtetë të këtij regjimi dhe personalisht të Edi Ramës nga zëvendësi i tij për 10 vite me radhë.
Në komb të qytetëruar, para një gjendje të tillë, kryeministri jep dorëheqjen sepse zëvendësi i tij faktoi që ai kryeson një organizatë kriminale, më të rrezikshmen që ka pasur Shiqpëria ndonjëherë, ose ndonjë vend tjetër .
Edi Rama, dhe për ne kjo është deklaruar në mënyrë të përsëritur, por kur pohohet nga ish-zëvendësi i tij, nuk ka shqiptar që të mos besojë dëshminë tronditëse, dëshminë më të rëndë të bërë ndonjëherë ndaj një kryeministri apo ndaj një qeverie, siç ishte dëshmia e Arben Ahmetajt në televizion dhe publik.
Edi Rama funksionon tërësisht dhe komplet si kreu i një organizate kriminale, i cili ka vjedhur dhe shpërdoruar me organizatën e tij miliarda euro shqiptarëve.
Në të gjitha aferat e mëdha të vendit është dora e zezë e tij.
Ishte shumë e veçantë, deklarata e Arben Ahmetajt, që është një hajdut pas tij numri 2 apo 3, firmosjen e inceneratorit të Tiranës, ia ka imponuar Edi Rama.
Me këtë kuptohet se pse Skrapi i partisë ngriti duart lart, megjithëse gjeti Erion Veliajn dhe të shoqen të zhytur në krim nga koka tek këmbët.
Arben Ahmetaj në dëshminë e tij, se ajo është dëshmi, nuk janë deklarata, janë dëshmi, pohoi se AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës.
Ne e kemi denoncuar me dhjetëra herë famozin Armand Frangu, por kur e denoncon zëvendëskryeministri, nuk ka njeri që të ketë më dyshimin më të vogël.
Ai deklaroi se urdhër arrestet u grisën sepse në atë aferë ishte e implikuar direkt Linda Rama. Ai Gerond Meçe flet për Lindën në përgjimin ambiental që është bërë. Ato u grisën dhe vazhdon drejtoresha e AKSHI-t e pacenuar, sikundër baxhanaku i Ramës dhe kunati i Lindës, vazhdojnë të fitojnë tendera.
Dhe të fitojnë me një shpenzim 70 mijë euro 4 a 5 milionë a sa kishin fituar. Natyrisht këto janë shuma që ndahen në familje. Ai është thjesht një vegël e familjes.
Edi Rama është po kaq i implikuar dhe më shumë në aferat e sterilizimit dhe të gjitha partneritetet publik privat në shëndetësi.
Afera më e madhe, më e tmerrshme e tij, është porti i Durrësit, ku pasi deklaroi se portin e ri do e ndërtojë privati, tani rezulton se portin do e ndërtojnë qytetarët shqiptarë me 1.3 miliardë euro.
A mund ta imagjinoni?