A do të hyjë në zgjedhjet e 11 majit?/ Basha: Nuk krijojmë parti të re!

0

TIRANË- Deputeti dhe kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit përmes një koalicioni. Basha i ftuar në emisionin “Open” në News 24 sqaroi se kjo qasje do të ndjekë modelin e përdorur nga ish-kryeministri Sali Berisha në zgjedhjet e vitit 2023. Ai theksoi se do të garojnë me listën e tyre të kandidatëve, duke përdorur hapësirat ligjore që ofron një koalicion për të përmbushur kriteret teknike të regjistrimit në zgjedhje.

“Nuk do të krijojmë një parti të re, ne e kemi një që është uzurpuar nga zoti Berisha me ndihmën e Ramës dhe presim vendimin e gjykatës. Do ta çojmë këtë betejë deri në fund, deri në Strasburg nëse është e nevojshme. Ne do të hyjmë me koalicion, duke përdorur mundësitë që na japin partitë e koalicionit për të përmbushur teknikalitetet, në një farë mënyrë si e bëri zoti Berisha në zgjedhjet e vitit 2023. Nuk do të krijojmë një parti të re, ne e kemi një që është uzurpuar nga zoti Berisha me ndihmën e Ramës dhe presim vendimin e gjykatës dhe do t’i shkojmë kësaj beteje deri në fund, deri në Strasburg po të jetë e nevojshme. Ne do të jemi me listën tonë të kandidatëve në zgjedhje”, u shpreh Basha.