Në episodin e radhës të podkastit ‘Bahiti Podcast’ moderatorja Anisa Bahiti kishte të ftuar një personazh të spikatur dhe të dashur, imamin e xhamisë së ‘Rrugës së Kavajës’ Ahmed Kalaja.
Ky episod ishte mjaft interesant dhe zbuloi anë të panjohura të imamit të famshëm.
Një nga pyetjet e drejtuara ishte edhe nëse do preferonte të ishte i pari imam kandidat për deputet.
‘Nëse politika do më propozonte për Kryetar të Komunitetit Mysliman nuk do e pranoja thjesht pse më propozoi politika. E jo më të futem në politikë nga politika. Nuk do ta bëja kurrë! Nuk ka arritur politika shqiptare që ti lërë njerëzit e lirë. Ti duhet të jeshë ushtar që të zbatosh urdhërat. Nuk e bëj dot. Nuk jam kundër që fetarët të integrohen. Unë bësoj tek një njeri që beson në Zot dhe në botën tjetër se sa një njeri që nuk i ka këto koncepte. Ne kemi të bëjmë me një lloj elite që nuk mendon se një ditë do dali para Zotit, vetëm se e thotë pala tjetër e kundërshton. Kur bëhet fjalë për interesat e popullit duhet të besosh’, u shpreh imami Kalaja. Infoweb Media