Goditi me lopatë 25-vjeçaren, procedohet penalisht 57-vjeçarja nga Elbasani

0

Njoftimi i Policisë:

U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen N. S., 57 vjeçe, pasi ka goditur me send të fortë (lopatë), një 25-vjeçare, për motive të dobëta. 25-vjeçarja mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.