KOSOVË- Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, nuk ka mundur ta shfrytëzojë të drejtën e votës së tij si qytetar i Kosovë.
Sipas mediave në Kosovë, 87-vjeçari nuk ka mundur të paraqitet në qendrën e votimit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa raportohet se para disa ditësh ka qenë i shtruar në spital.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, nga ana tjetër ka ushtruar dje të drejtën e votës nga paraburgimi i Hagës, aty ku ndodhet bashkë ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.
Ata po gjykohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.