KQZ në Kosovë nis verifikimin e votave përmes postës

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur verifikimin e votave që kanë ardhur përmes postës.

Sipas procedurave, fillimisht, këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshin verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat e tjera të parapara.

Numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve.

Nga 9 janari deri më 8 shkurt, mërgata ka mundur të votojë edhe përmes postës. KQZ ka njoftuar më herët se 104,934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, dhe 84,525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës.