Veprimi që Indriti bëri ndaj Eglit është komentuar gjerë e gjatë mes banorëve të “BBVA4”.
Kujtojmë se mes tyre u përfol se Indriti preku fizikisht artisten pa dëshirën e saj.
Për rrjedhojë Gjesti dhe Rozana patën një përplasje të ashpër me banorin të cilin e paralajmëruan që të mos e prekë më Eglin.
Gjatë ditës së sotme banorët kanë komentuar mes tyre paralajmërimin që Gjesti i dha Indritit për Eglin, i cili la të kuptohej se ai ndjen diçka për banoren por nuk e pranon.
Gjesti nga ana tjetër vijon të këmbëngulë se me Eglin nuk ka asgjë.
Kjo e fundit i është drejtuar duke i thënë se nëse nuk ka ndjenjë për të atëherë ai nuk “duhet të marrë vendime” ndaj saj.