SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar ditën e sotme një bisede tefefonike mes tyre që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta. Bëhet e ditur se ata kanë rënë dakord që të fillojnë negociatat menjëherë për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Trump tha gjithashtu se në krye të negociatave do të jenë sekretari i shtetit Marco Rubio, drejtori i CIA-s John Ratcliffe, këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Waltz dhe ambasadori Steve Witkoff. Presidenti i SHBA e përshkroi bisedën telefonike si shumë produktive duke thënë se liderët “ranë dakord që ne duam të ndalojmë miliona vdekje që po ndodhin në Luftën me Rusinë/Ukrainë”.
“Ne ramë dakord të punojmë së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë vizitën e kombeve të njëri-tjetrit. Dua të falënderoj Presidentin Putin për kohën dhe përpjekjet e tij në lidhje me këtë thirrje dhe për lirimin dje të Marc Fogel, një njeriu të mrekullueshëm që personalisht e përshëndeta mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Trump në mediat sociale.