Grabitet një banesë në qytetin e Shkodrës, tek Ura Dervishbeg. Janë marrë mbi 100 mijë euro në shtëpinë e një mjeku.
Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.
Autori/ët kanë marrë shumën e parave dhe janë larguar, ndërsa familjarët e kanë konstatuar rastin dhe kanë bërë denoncimin në polici.