Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në IEVP-në e Durrësit mëngjesin e kësaj te enjteje.
Më 10 shkurt 2025, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nën akuzat për korrupsion. Sipas hetimeve, Veliaj dyshohet për përvetësimin e të paktën 1.1 milionë eurove fonde publike, të cilat supozohet se janë dhënë për biznese që më pas kanë siguruar përfitime të paligjshme për familjen e tij.
Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, u vendos në arrest shtëpie ku as gjykimit të djeshëm u vendos të lihej në detyrim paraqitje pasi Xoxa deklaroi se duhet të kujdesej për fëmijët, ndërsa pesë biznesmenë të tjerë u përballën me masën e detyrimit për paraqitje, të akuzuar për korrupsion aktiv në lidhje me tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.
Veliaj ka mohuar akuzat, duke deklaruar se as ai dhe as familja e tij nuk kanë lidhje me korrupsionin. Arrestimi i tij ka shkaktuar debat politik në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Opozita pretendon se akuzat janë rezultat i protestave dhe denoncimeve të tyre të vazhdueshme, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka cilësuar ato si sulme politike.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë thirrje që grupet politike të shmangin sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së sistemit gjyqësor. Ky rast vjen në një kohë kur Shqipëria po përpiqet të përmbushë standardet e Bashkimit Evropian në luftën kundër korrupsionit, një hap kyç për integrimin e vendit në BE deri në vitin 2030.