Një hotel në Brezovicë është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Gjithashtu ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar, apo shkaqet që kanë dërguar tek zjarri. Po ashtu zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë në pamjet e publikuara shihet se zjarri ka kapluar pothuajse gjithë hotelin.
“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, thuhet në njoftimin e policisë.