U shtypën nga turma/ 18 viktima dhe të paktën 10 të plagosur në një stacion hekurudhor

0

18 viktima dhe të paktën 10 të plagosur është bilanci i një “mbipopullimi” të një stacioni hekurudhor në Nju Delhi ka lënë rreth 18 të vdekur dhe të paktën 10 të plagosur.Katër nga viktimat ishin fëmijë, ndërsa 10 gra, sipas një liste të publikuar nga zyrtarët vendorë.

Kryeministri indian Narendra Modi, në një reagim mbi tragjedinë, shkroi në “X” së mendimet e tij ishin me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre.

Advertisement
Gjithçka duket se është shkaktuar nga vonesat e dy trenave, që çuan më pas në mbledhjen e më shumë njerëzve që prisnin në stacion.

BBC raporton se ka qenë shtypja nga turma ajo që shkaktoi tragjedinë

Ngjarje të tilla ndodhin rregullisht në Indi, ku ka përqendrim të lartë të njerëzve në ngjarje fetare, festivale dhe hapësira publike.

Incidenti vjen disa javë pasi 30 njerëz humbën jetën në festivalin fetar, Kumbh Mela, në Indinë veriore, ku dhjetëra miliona hindu ishin mbledhur për t’u larë në ujërat e lumenjve të shenjtë.