Kontrolle të rrepta të policisë Elbasan, ndëshkohen 4081 drejtues mjetesh

0

Policia Rrugore e Elbasanit është e pranishme 24/7 në të gjitha akset rrugore të qarkut për të rritur parametrat e sigurisë rrugore. Duke përdorur pajisje teknologjike, janë ushtruar kontrolle intensive për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, të cilët paraqesin rrezik për përfshirje në aksidente.

Në kuadër të Plan-Operacionit “ROADPOL”, janë realizuar këto rezultate:

✅ 16 Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
✅ 85 Ndëshkime administrative për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë 2 javëve të muajit shkurt, janë ndëshkuar gjithsej 4081 drejtues mjetesh:

🔹️ 862 drejtues për parakalime të gabuara.
🔹️ 620 drejtues për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
🔹️ 430 drejtues për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
🔹️ 109 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
🔹️ 1120 drejtues për shpejtësi mbi normat e lejuara.
🔹️ 320 drejtues për ndalim ose pushim të gabuar.
🔹️ 620 drejtues për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vijojnë intensifikohen në akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të rritur sigurinë dhe për të garantuar respektimin e rregullave të qarkullimit.

Apel i Policisë Rrugore: Të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të ftuar të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, të shmangin parakalimet e gabuara, përdorimin e celularit dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.