Mbi 58 tonë mbetje toksike, të cilat dy kompani të ndryshme italiane me seli në Lombardi po tentonin t’i importonin ilegalisht nga Shqipëria, u sekuestruan në vendin fqinj.
Sipas mediave italiane, bastisjet ndodhën pasi u zbulua se kishte mospërputhje në dokumente gjatë kontrollit të mallrave “sensitive” që po transportoheshin. Malli i është nënshtruar analizës nga ekspertë të Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit, të cilët i klasifikuan produktet e transportuara si mbetje ekotoksike.
Mbetjet, të deklaruara zyrtarisht si “shkarkim alumini”, në fakt përmbanin një përqendrim të konsiderueshëm të zinkut, plumbit dhe bakrit shumë toksik, të tillë që shkaktonin toksicitet akut për mjedisin ujor dhe toksicitet kronik. Operacioni u krye në vazhdën e një aktiviteti të mëparshëm që ka çuar në sekuestrimin e rreth 16 tonë mbetje urbane.
Mbetjet u sekuestruan dhe përfaqësuesve ligjorë të kompanive importuese janë vënë nën hetim.