Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte/ Krujë, humb jetën 34-vjeçari, arrestohet pronari i banesës

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Krujë, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën teksa po kryente punime në një banesë private.

Sipas burimeve policore, punimet po kryheshin në pronën e një 59-vjeçari, i cili tashmë është vënë në pranga.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja ka ardhur si pasojë e kushteve të pasigurta në vendin e punës.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Trupi i viktimës është dërguar në morg për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e rregullave të sigurisë në vendet e punës.