Sot në orën 11:00 ka dalë para togave të zeza autori i dyshuar i plagosjes së Elvis Halilajt, kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj.
Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës ka vendosur burg pa afat për Sebastian Muçmatën, që akuzohet për vrasje me dashje mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake pa leje.
Më herët ai ka dëshmuar se konflikti nisi për shkak të detyrës së vëllait.