GREQI- Një shqiptar i arratisur nga një spital psikiatrik ka trazuar policinë në zonën e Akratës në Greqi. 50-vjeçari shqiptar mësohet se është arrestuar për dhunë në familje pasi ka kërcënuar bashkëshorten e tij 45-vjeçare.
Kjo e fundit ka telefonuar autoritetet për të denoncuar ngjarjen dhe ka treguar se ai është shprehur se do hidhej nga çatia. Pas kësaj ai është arrestuar dhe dërguar në klinikën psikiatrike të Spitalit Universitar të Patrës.
Ai ka arritur të arratiset dhe nga spitali psikiatrik, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë. Sipas mediave greke, ai është arrestuar në banesën e tij. 50-vjeçari kishte marrë një taksi nga spitali ku ishte arratisur dhe kishte shkuar në shtëpinë e tij në Akrata, ku tashmë e prisnin oficerët e policisë.