ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali mbrëmjen e kaluar 22 (shkurt), ku si pasjoë ka humbur jetën një 19-vjeçar shqiptar dhe një 44-vjeçar italian. Bëhet e ditur se tre automjete janë përfshirë në aksident, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, përfshirë shqiptarin e identifikuar si Klajdi Malaj dhe 44-vjeçari italian, Filippo Nettis.
Gjithashtu janë publikuar edhe fotot e viktimave, ndërsa mësohet se i riu shqiptar raportohet se ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa 44-vjeçari ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital. Po ashtu mediat vendase shkruajnë se shoferi i një makine tjetër, ka dalë i paprekur nga aksidenti. Ndërkohë grupi hetimor dhe karabinierët janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të përplasjes.