Nard Ndoka: Përse kandidova një myfti për kryebashkiak për Partinë Demokristiane?

0

Në episodin e radhës të Bahiti Podcast ishte i ftuar politikani i njohur dhe karizmatik, Nard Ndoka.

Një ndër pyetjet interesante të moderatores Anisa Bahiti në podkastin e saj drejtuar Ndokës ishte se si një parti që mendohet se i përket besimit katolik të kandidojë një figurë që vjen nga bota islame.

‘Ti je kryetar i një partie katolike ndërkohë që në 2007 në Rrogozhinë ke kandiduar për kryetar bashkie një myfti. Myftiun e Lezhës. Si i ka lidhur Nard Ndoka këto pika me njëra tjetrën’, ishte pyetja e moderatores.

Nard Ndoka: Partia Demokristiane është aletrnativë politike që nuk mbështetet te besimi unë kam drejtuar myslimanë, ortodoksë bektashi, të krishterë. Kjo është alternativë politike është filozofia e partisë demokristianë një filozofi që e ka edhe CDU në Gjermani demokristianët në Itali. Nëse e majta klasike mbështetet te komuniteti. E djathta te individi alternativa kristiane që ka qenë dominuese në Evropë dhe që ka drejtuar për disa mbështetet te familja, të vlerat te familja tradicionale tek prindërit normalë dhe jo prindi 1 dhe prindi 2. Pra unë e zgjodha myftiun pasi edhe myslimanët mbështeten te vlerat e familjes. Mua më vlejti e më ndihmoi partinë pasi hoqën atë paraqykimin se jemi vetëm parti katolike. Unë nuk jam përpjek ta përdor besimin, Ne mbrojmë vlerat.