Politikani Nard Ndoka u pyet ndër të tjera nga moderatorja Anisa Bahiti ishte se kë do të preferonte ai si Presidente apo Kryeministre nga gratë e politikës shqiptare.
‘Të them të drejtën nuk jam për emra artificiale thjesht pse duhet të jetë femër në kuadër të barazisë. Problemi është që unë do dëshiroja që do kandidat mashkull apo femër të ishte i denjë për atë punë. E ke parë që në emër të barazisë kryetari i partisë këtu i rendit emrat sipas dëshirës. Njëra ka qenë gruaja e tij, tjetra ish-grua, prap ish grua dhe bëjnë karrierë politike. Nuk është kjo merita pse është në dorën e tij të vendosë kë të dojë’, u shpreh Ndoka.
‘Po ja Kosova ka zgjedhur një Vjosa Osmani’, iu drejtuar Bahiti.
‘Edhe unë do doja të kishim një Vjosa Osmani, por se kemi pra. Jo se nuk ka pasur. Por problemi është se ka klane. Se ka pas femra dinjitoze në politikë. Ja po marrim për shembull Valentina Leskaj ka qenë një femër me standart. Jo militante profesioniste. Si rrezatonte Arta Dade. Ka qenë një personazh si ‘burrë’ në kuptimin që kandidonte nuk kishte frikë. Unë këto tipe femrash pëlqej të garojnë’, u shpreh Ndoka.
Moderatorja Anisa Bahiti ka ndërhyrë duke u shp[rehur se ‘the vetëm majtas, po djathtas?’
Dhe Ndoka u përgjigj menjëherë: Albina Karamitro që ishte një shkëlqim dhe që iku për shkak të brrylave në PD. Zonja Topalli të jetë nënkryetare parlamenti nr 2 i shtetit. Pra nuk është se nuk ka modele. Vjosa Osmani doli pse ishte politikane pse bëri lëvizje Nuk e vendosi thjesht pse ishte femër’, përfundoi ai.