E RËNDË/ Dëmtohet duke punuar 48-vjeçari në Durrës! Shpallet në kërkim administratori i kompanisë

0

Një incident i rëndë ka ndodhur në një kompani që operon në portin e Durrësit, ku një punonjës është dëmtuar rëndë në sy gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Durrësit, ngjarja ka ndodhur më 18.02.2025, ku shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, ka pësuar një aksident në vendin e punës.

Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve. Është shpallur në kërkim shtetasi T. F., 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Durrësit.