Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ruben Saraivës, u ekstradua në Shqipëri si autor i vrasjes së Ardian Nikulajt

0

Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, u paraqit këtë të mërkurë në Gjykatën e Lezhës nën masa të rrepta sigurie. Çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Renis Sheshi, por seanca paraprake u shty për shkak të mungesës së avokatit të tij.

Saraiva u ekstradua nga Maroku në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pasi Gjykata e Marokut pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua në prill 2023 në hotelin e tij në Shëngjin. Vrasja e tij lidhet me një zinxhir hakmarrjeje mes familjes së viktimës dhe fisit Lekstakaj, një konflikt që ka shkaktuar viktima ndër vite.