KORÇË- 350 mësues të arsimit parashkollor në qarkun e Korçës janë prekur nga ulja e pagës deri në 10 mijë lekë të reja. Kjo ulje e pagës ka ardhur pas rritjes së pagave në korrik të 2024. Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Korçë, Leonard Trebicka është shprehur se kjo ulje është shumë e madhe dhe përbën një problem për mësuesit.
Ai u shpreh se janë përpjekur të zgjidhin këtë këtë çështje por ende nuk është marrë asnjë masë konkrete. Mësohet se Sindikata e Pavarur e Arsimit së bashku me Federatën kanë organizuar dy takime me Ministrinë e Arsimit nuk ka është arritur një dakordësim mes palëve dhe që nuk ka sjellë asnjë rezultat për ta.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Korçë theksoi se 31 Marsi do të jetë afati i fundit dhe se pas këtij afati, sindikata do të ndërmarrë hapa ligjorë dhe do të nisë një grevë për të gjithë mësuesit në Shqipëri. Bëhet me dije se rreth 6500 mësues në të gjithë vendin po përballen me të njëjtën problematikë që ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në sektorin arsimor.