Vrasja me armë zjarri në Shkodër/ Detaje të reja, viktima u qëllua në kraharor, policia gjen një gëzhojë në vendngjarje

0

20-vjeçari i cili u qëllua me armë zjarri këtë të enjte në Shkodër është identifikuar.

Ai është Pavlin Preka. Nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, ndërsa viktima është gjetur i vdekur në shtëpi nga familjarët.

20 vjeçari është qëlluar me pistoletë në gjoks teksa policia ka gjetur edhe një gëzhojë në vendin e ngjarjes. Ai nuk ka patur një pune fikse por ka ndihmuar babanë e tij në Dukagjin me bagëtitë

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa autori ia ka mbathur pas vrasjes.

“Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sipas policisë.