Njoftimi u bë nga partnerja i Musk, e cila solli në jetë djalin e saj Seldon Lycurgus në X.
“Ne diskutuam me Elon dhe në datën e ditëlindjes së parë të bukuroshes Arcadia, menduam se ishte më mirë të ndajmë direkt me ju edhe djalin tonë të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm Seldon Lycurgus. Ai ka trupin e një gjiganti dhe një zemër të madhe prej ari. Unë e dua shumë”, është postimi i publikuar nga Shivon në X.
Reagimi nga pronari i X nuk vonoi, duke shtuar një zemër të kuqe.
Musk dhe Zilis kanë dhe tre fëmijë të tjerë bashkë, Strider dhe Azure, dhe një vajzë njëvjeçare, Arcadia.
Musk kishte fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme: gjashtë me Justine Wilson, ish-gruan e tij, mes tyre Nevada Alexander, e cila vdiq vetëm 10 javëshe.
Binjakët Griffin dhe Xavier (tani Vivian Jenna Wilson). Dhe trenjakët Kai, Sakson dhe Damian. Me këngëtaren Grimes, ai u bë baba i X AE A-XII (fëmija X), Y (ish Exa Dark Sideræl) dhe një djalë të quajtur Techno Mechanicus (Tau).