Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale

0

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka nënshkruar bashkëpunimin me Fakultetin e Shkencave Sociale në fushën e shkencave sociale dhe zhvillimit profesional në sistemin penitenciar.

Ky bashkëpunim ka synimin e krijimit të një ure lidhëse për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira në fushën e trajtimit dhe rehabilitimit të të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Postimi i Klevis Qose:

Kënaqësi që së bashku me dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr Edvin Lame, nisim një bashkëpunim të rëndësishëm në fushën e shkencave sociale dhe zhvillimit profesional në sistemin penitenciar.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe botës akademike, me synimin e krijimit të një ure lidhëse për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira në fushën e trajtimit dhe rehabilitimit të të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Besoj fort se përfshirja e ekspertizës akademike do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve psiko-sociale në institucionet tona, por edhe në mbështetjen e zhvillimit profesional të punonjësve të sistemit penitenciar, duke krijuar hapësira për trajnime, kërkime shkencore dhe projekte të përbashkëta.

Bashkëpunime të tilla e ndihmojnë sistemin penitenciar të forcojë rolin e tij në procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit.