Mikpritje e ngrohtë për Zelenskyyn/ Draft-deklarata e përbashkët e 27 vendeve të BE-së: Nuk ka negociata për Ukrainën pa Ukrainën

0

Ditën e sotme, të dërguarit e Bashkimit Europian finalizuan draft-deklaratën për Samitin, të cilin liderët pritet të miratojnë.

Teksti thekson se nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa vetë Ukrainën, dhe se evropianët duhet të marrin pjesë në çdo diskutim në lidhje me sigurinë e tyre.

Teksti mund të ndryshojë para përfundimit të Samitit, i cili ka filluar tashmë, ndërsa theksohet se armëpushimi mund të arrihet vetëm si pjesë e një procesi që do të çojë në një marrëveshje të plotë paqeje.

Çdo marrëveshje, sipas liderëve, duhet të shoqërohet me “garanci të forta dhe të besueshme sigurie për Ukrainën”.