“Tre herë kam provuar se nuk iki,” Veliaj: Prova quhen lodrat e djalit! Një ndërtues i babëzitur po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë

0

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur në lidhje me aludimet qe qarkullojnë se ai ka tentuar të arratiset dhe të prishë provat. Veliaj në një intervistë për report Tv shpalosi axhendën e tij të muajit dhjetor dhe janar ndërsa theksoi se nuk është arratisur. Ai u shpreh se më 6 dhjetori ka udhëtuar në Gjermani dhe është rikthyer. Kryebashkiaku shtoi se më 31 dhejtor dhe 21 janar ka shkuar në SHBA dhe se ka ardhur sërish në Shqipëri.

Sipas tij ai e ka provuar 3 herë në nuk ikën dhe se nuk trembet nga arrestimi teksa e ka cilësuar si persekutim. Sa i përket aludimeve për prishjen e provave ai shpreh se prova quajnë lodrat e djalit të tij. Ai theksoi se një ndërtues i babëzitur po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë.

“Çfarë arratisje? Isha në Gjermani më 6 Dhjetor dhe erdha; në SHBA në 31 Dhjetor dhe 21 Janar dhe erdha! Tre herë kam provuar se as iki, as tutem nga ky persekutim.

Cilat prova do prish? Këtu prova quhen lodrat e djalit; i ka Olsi, të luajë gjithë ditën si kalama me lego. Provë quhet Instagrami, aty i ka! Kjo është çmenduri, një ndërtues i babëzitur po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë,” tha ai.