Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd. Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka kanosur me thikë bashkëfshatarin e tij. 53-vjeçari u kap gjatë drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, ndërsa iu sekuestruar edhe mjeti prerës i përdorur për kanosje dhe thika që iu gjet në automjet.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Floq në Fier.
“Ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të mos e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur”, sqarohet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.