Arrestohet gabimisht futbollisti i Getafes, u ngatërrua me vëllain e tij

0

SPANJE – Një incident i paimagjinueshëm ka ndodhur në Spanjë me mesfushorin 22-vjeçar të Getafes, Abdoulaye Keita, teksa është arrestuar gabimisht.

Konkretisht, ndaj vëllait të futbollistit është bërë kallëzim për nxitje të dhunës dhe pjesëmarrje në një sherr të përgjakshëm të enjten e datës 6 mars, raporton AS .

Futbollisti u arrestua teksa ndodhej në shtëpi me partneren e tij. Kur ka shkuar në komisariat është konstatuar se në momentin e ngjarjes, Keita ka qenë në stërvitje me ekipin. Pasi janë bërë sqarimet e nevojshme, futbollisti është lënë i lirë.