Kryedemokrati Sali Berisha reagoi për herë të parë para mbledhjes së Kryesisë së PD pas deklaratës së deputetit Dashnor Sula se nuk do të jetë në listat e zgjedhjeve.
Berisha e cilësoi Sulën si njeri të respektuar dhe se nuk ia ka mohuar askush meritat në Partinë Demokratike, por primaret janë një kriter themelor.
Ai po ashtu tha se Sula mund të ndryshojë mendje për mos marrjen pjesë në lista.
Berisha për Sulën: Kjo që mund t’i them është se është njeri i respektuar. Mos shkoni në ekstreme, primaret janë një kriter themelor, nuk ia mohon kush meritat. Ju doni të mbuloni emrat e atyre që dolën, çfarë kishte sot në dëshmitë e skapistëve në gjykatë, shpëtuat nga një telefonatë ju nga Lali vjedhësi?
Gazetarët: Pse më të votuarit nuk janë në listë të hapur?
Berisha: Janë, të miratohet lista, nuk më shkon mua të nxjerr listën kur nuk është.
Gazetarët: Më të votuarin e Elbasanit nuk e keni në listë.
Berisha: Ajo nuk dihet e thua ti, ai deklaron, por mund të ndryshojë mendimin( Për Sulën). E vërteta është që po mendoj për qeverinë pas 12 majit.