Emri i saj ishte në listën e PD-së për qarkun e Fierit, reagon Ori Nebijaj: Kam kërkuar të mos jem në asnjë listë!

0

TIRANA- Deputetja e PD-së Oriela Nebiaj ka reaguar pasi emri i saj u përfshi në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit. Nebeijaj në një postim në rrjetin social Facebook, shprehet se ka kërkuar të mos jetë në asnjë listë, as në Tiranë dhe as në Fier. Ajo thotë se ky vendim i saj nuk ishte tërheqje, por mundësi për t’i lënë rrugë të rinjve.

“Une kam kerkuar te mos jem ne anje liste. As ne Tirane (ne respekt te primareve) as ne Fier. Sa per sqarim se dikush i ka lexuar gabim emrat. Jo si terheqje, por si vendim per ti lene rruge te rinjve dhe zonjave qe e meritojne me shume se une. Jam dhe do jem me PD. Suksese ekipit te fitores”, shkruan ajo.

Emri i saj ishte në listën e PD-së për qarkun e Fierit, reagon Ori Nebijaj: Kam kërkuar të mos jem në asnjë listë!