At Nikolla në Big Brother Vip, kërkesa e pazakontë që i bëri Valbona

0

Në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” hyri papritur për pak minuta At Nikolla Xhufka. Valbona Mhilli i kërkoi At Nikollës të bekojë Laert Vasilin, teksa pretendonte se ky i fundit nuk ishte në terezi.

Pjesë nga biseda:

At Nikolla Xhufka: Kam ardhur t’ju largoj energjitë e këqija.

Valbona: Laertin do shkosh të ma yshtësh, ta bekosh, se nuk është në terezi!

At Nikolla Xhufka: Po ty, do të të bekoj?

Valbona: Jo, nuk ka nevojë, se mua më ka bekuar Laerti

At Nikolla Xhufka: Po Laerti nuk është prift

Valbona: Po ka ca gjëra hyjnore

At Nikolla Xhufka: Nga i vijnë?

Valbona: Ti duhet ta dish mjaft mirë se nga i vijnë

At Nikolla Xhufka: I vijnë nga brenda

Valbona: Vetëm ti mund t’i japësh shpjegim! Laertin do ma këndosh pak?

At Nikolla Xhufka: Për këtë punë kam ardhur, për paqe për të gjithë.

L