Nuk ka turp më të madh se të jetë ditë pushimi zyrtar dita e ballokumes!

0
Screenshot

Artan Fuga

Dita e vjeshtës, e verës, e diellit, e eklipsit të hënës, e rrushit pa fara, e fiqve të thatë, e mollës së ndaluar dhe e kosit me kripë!

Tregon se në ç’gjendje letargjie dhe parazitizmi jemi zhytur.

Tregon gjendjen e psikologjisë sonë kolektive!

Unë them të marrim mënynë e ndonjë pastiçerie a restoranti dhe ta fillojmë me radhë:

Dita e akullores
Dita e hashures
Dita e vajit në lakra
Dita e fasules me pilaf
Dita e kadaifit
Dita e picës katërdjathrat!
Dita e specave të mbushur.
Dita e byrekut do të ishte vërtet e suskesshme, turistët vdesi për byrek!

U ç’u lodhëm me gjithë këto pushime!

Mjaft se u këputëm!