MILOT- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot. Bëhet me dije se katër automjete janë përfshirë në aksident.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia e lartë. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar disa persona, që kanë marrë mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.