E rëndë! Familjarët gjejnë të vdekur 30-vjeçarin në shtëpi, dyshohet se…

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Devoll, ku një 30-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranisht, ku viktima është gjetur nga familjarët e tij.

Sipas informacioneve të para, mësohet se 30-vjeçari vuante nga sëmundje e epilepsisë, dhe dyshohet se kjo mund të ketë lidhje me vdekjen e tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që trupi i pajetë do të dërgohet në morg për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.