IZRAEL- Mijëra qytetarë dolën duke protestuar në Jerusalemit kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e akuzuar atë për devijim jodemokratik dhe për vazhdimin e luftës në Rripin e Gazës pa menduar për 58 pengjet që Hamasi ende mban në enklavë.
Protesta u organizua nga grupe kundërshtarësh të Netanyahut të cilët po protestonin kundër vendimit të tij për të shkarkuar Ronen Bar, kreun e shërbimit të sigurisë së brendshme. Pas njoftimit për shkarkimin e Barr, sulmet izraelite në Gaza rifilluan dhe kështu në demonstratën e mbajtur para Knesset-it morën pjesë edhe organizata të familjeve dhe të afërmve të pengjeve.
“Ne shpresojmë që i gjithë populli i Izraelit do t’i bashkohet lëvizjes dhe do të vazhdojë derisa të rivendoset demokracia dhe të lirohen pengjet.” deklaruan ata.
Protestuesit akuzuan Netanyahun për shfrytëzimin e luftës kundër Hamasit për të heshtur kritikët e tij të brendshëm dhe për të grumbulluar më shumë pushtet. Një plan për të reformuar sistemin gjyqësor, i cili parashikonte kufizimin e kompetencave të Gjykatës së Lartë, kishte shkaktuar protesta të mëdha në fillim të vitit 2023 dhe kishte ndarë Izraelin.