KOSOVË- Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk mundi t’i jepte lamtumurën e fundit babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u varros të martën në Skënderaj, por tashmë ka marrë leje për të vizituar varrin.
Bëhet e ditur se ish-presidenti ka mbërritur në Kosovë. Aeroplani privat me të cilin udhëtonte Thaçi është nisur nga Roterdami në orën 08:00 dhe ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës në orën 10:00. Megjithashtë ende nuk se sa do të qëndrojë ai në Kosovë.
Lajmin e bëri të ditur ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se e sollën sot në kohë të pa kohë dhe sa për sy e faqe.
“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetë vetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungon në total”, tha Haradinaj.