Aldo ka kritikuar ditën e sotme Rozanën dhe Jozin se pse qëndrojnë bashkë pas gjithë atyre fjalëve të rënda që i kanë thënë njëri-tjetrit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Fillimisht Aldo debatoi me Rozanën dhe këtu ndërhyri Jozi, duke i thënë se nuk ka nevojë që të flasë për të.
“Afër finales njerëzit tregojnë karakter, jo me e lëshuar karakterin komplet, me e lëshuar nga frynë era. Sa më afër finales sa më stoik ndaj karakterit tënd”, iu drejtua Aldo banorëve.
Më pas banori i thotë Jozit se ai nuk ka ardhur me luajtur me ndjenjat e vajzave dhe Jozi iu përgjigj duke i thënë se ‘ti po luan aktualisht’.
“Ti je i pabesë dhe me mua. Ti ke shkuar duke i bërë komplimente Loredanës në lidhje me mua”, i tha Jozi-Aldos.
Pjesë nga debati:
Aldo: Afër finales njerëzit tregojnë karakter, jo me e lëshuar karakterin komplet, me e lëshuar nga frynë era. Sa më afër finales sa më stoik ndaj karakterit tënd.
Kelly: Kanë frikë
Rizarta: Karakterin o e kanë që nga dita e parë ose nuk e kanë fare
Jozi: Karakterin që nga dita e parë e kemi patur.
Aldo: E shoh
Jozi: Ti ça ke treguar?
Aldo: Nuk kam treguar me ardhe me luajtur me ndjenjat, me lënë atë vajzën dhe shkon tek ajo tjetra
Jozi: Po ti ke luajtur, ti po luan aktualisht
Aldo: Nuk po luaj shoku
Jozi: Edhe po luan shumë keq
Aldo: Ti nuk ke fytyrë me nejt me Rozanën që i thua femra më e shpifur dhe e fëlliqur, e tani rri duke qeshur?
Jozi: Nuk ka rëndësi më kë rri është puna ime
Aldo: Ta ka thënë G-Bani je i pabesë ka pasur të drejtë
Jozi: Edhe për ty ka thënë
Aldo: Për mua ka thënë Aldo super djalë
Jozi: Ti je i pabesë dhe me mua. Ti ke shkuar duke i bërë komplimente Loredanës në lidhje me mua.
Aldo: Komplimente shoqërore, ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr
Jozi: Kam dalë jashtë dhe ti ke bërë kërcime që nuk të lejohej të bëje