Një arbitër austriak për Shqipëri-Andorra…

0

ZVICER – Austriaku Sebastian Gishamer është caktuar gjyqtari kryesor për takimin kualifikues të Botërori 2026, Shqipëri – Andorrë, ndeshje kjo, e cila do të zhvillohet në Arenën Kombëtare, të hënën, e 24 marsit, duke filluar nga ora 20:45 .

36-vjeçari i cili mban stemën e FIFA-s që prej 2019 nuk ka shumë përvojë në nivele të larta. Më herët ai ka gjykuar Andorrën në një ndeshje ndaj Kosovës në 2023 në Prishtinë. Gishamer ka qenë kryesor edhe në sfidën e kupave të Europës, Debreçen – Kukësi në vitin 2019.