KORÇË – Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, Imzot Joani, shërbeu meshën këtë të diel në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë.
Gjatë fjalës së tij për të pranishmit Imzot Joani përshëndeti grigjën e Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, të cilës i shërbeu me devocion, përkushtim dhe dashuri për 27 vjet.
Imzot Joani u shpreh se sot jetojmë në një kohë të vështirë pasi mungon drita e vërtetë dhe nuk ka gëzim mes njerëzve. Ai shtoi se të gjithë duhet të gjejnë shpresën, të besojnë dhe të ndriçojnë veten dhe të tjerët përreth.
“Ssot ne jetojmë në një kohë vështirësie, ndoshta një nga më të këqijat e qytetërimit moderrn, është mungesa e një jete shpirtëror. Teknologjia ka arritur kulmin, shumë gjëra janë zhvilluar e megjithatë nuk ka gëzim në shpirtrat e njerëzve, sepse mungon jeta shpirëtërore, mungon drita e vërtetë.
Duke mohuar pseudo-veten ne do zbulojmë veten tonë, duke ndriçuar veten ne kemi shpresë të ndriçojmë shumë njerëz. Unë jam i emocionuar, kam shërbyer për 27 vite, dua të falenderoj të gjithë klerikët dhe besimtarët, ndarja për një kohë kaq të gjatë (shërbese)nuk është kaq e lehtë.
Por kjo është një ndarje e përkohshme pasi të gjithë besojmë se do takohemi në botën e përtejme”, tha Fortlumëria e Tij, Imzot Joani.