Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, një i plagosur

0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Kamëz.

Paraprakisht bëhet me dije se afër një banke të nivelit të dytë janë zënë 2 persona. Sherri dyshohet se ka nisur për një vend parkimi dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur në këmbë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.