Rama: Këtë gjë nuk mund ta bëjë bufi i kënetës. Bufi i kënetës thotë se unë jam i mençur dhe i bukur si Athinaja. Duke iureferuar bufit të vogë, por bufi i vogël nuk kishte lidhje me kënetën. Këto nuk mund t’i bëjnë as shitësit e qilimave. Dalin në diasporë dhe thonë, na jepni votën ne rinisë.
Në listat e kandidatëve, kanë babanë, mamanë, xhaxhanë, nuk kanë aq njerëz që t’i vënë nëpër lista. Ne, sot, jam shumë krenar sepse i kemi dhënë të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë, në çdo qark, një skuadër, e cila është skuadra e partisë më të re dhe më të vjetër.
Kemi vënë në dispozicion të komunitetit këtu 50 mësues. Objektivat tona lidhur me fëmijët e rritur këtu janë shumë më tepër se kaq. Programi i mësimit të gjuhës shqipe këtu do vijojë qoftë me mësues qoftë me një aplikacion që do ta tregojmë në vijim.