Parashikimi i frikshëm! Numri i v*iktimave nga tërmeti në Mianmar mund të kalojë 10 mijë të v*dekur

0

Ekspertët thonë se numri i njerëzve të vrarë në Mianmar pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 të së premtes mund të arrijë në 10,000.

Numri aktual i të vdekurve është 1,700, me 3,400 të tjerë të plagosur dhe 300 të zhdukur, sipas kanaleve Telegram pro-juntës që drejton vendin.

Por një parashikim i Shërbimit Gjeologjik të SHBA vlerëson se shifra e vdekjeve do të rritet me mijëra dhe mund të arrijë në 10,000. Ai sugjeron gjithashtu se humbjet financiare mund të tejkalojnë prodhimin vjetor ekonomik të vendit.

Tërmeti i Mianmarit ishte një nga më të fortët e vendit në një shekull , tha qeveria e saj ushtarake.