Vitet kalojnë por emigracioni vijon të mbetet plagë e shoqërisë shqiptare. Të rinjtë edhe pse mund të kenë një karrierë në vendlindje sërish largohen nga Elbasani.Thuajse në çdo familje ka antarë që jetojnë jashtë vendit. Qytetarët e Elbasanit thonë se pjesa më e madhe , sidomos ata që janë në moshë jetojnë vetëm pa përkujdesjen e fëmijëve pasi i kanë në emigrim.Thonë se janë larguar për arsye ekonomike ndaj dhe kthimin në Elbasan nuk e kanë opsion.
Referuar statistikave të Instat Elbasanit i janë larguar rreth 100.000 banorë në 25 vitet e fundit.Nga ana tjetër ulja e numërit të lindjeve po përkeqëson hartën demografike të Elbasanit./Infoweb Media