Dashamirët e fotografisë dhe të kuzhinës shqiptare kanë mundësinë që gjatë periudhës 1-30 prill të marrin pjesë në garën “Fotografia e Ushqimit Tradicional Shqiptar 2025” duke fotografuar pjata tradicionale shqiptare.
E organizuar nga Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe, kjo nismë synon të pasurojë fototekën e platformës së Wikimedia Commons-it me imazhe cilësore të gatimeve tradicionale shqiptare. Fotografitë e përzgjedhura do të mund të përdoren në artikujt e Wikipedia-s dhe në projekte të tjera të Fondacionit Wikimedia, duke promovuar kulturën shqiptare në mbarë botën.
Gara, e cila zhvillohet për herë të tretë, fokusohet në shijet dhe ngjyrat e recetave që mbajnë gjallë traditën dhe historinë tonë.
Pjesëmarrësit ftohen të ngarkojnë fotografi origjinale me cilësisë teknike dhe kreative. Fotografitë më të spikatura do të shpërblehen.
Për të marrë pjesë, mjafton të krijoni një llogari në Wikimedia Commons dhe të ngarkoni fotografi gjatë periudhës 1-30 prill.
Të gjitha informacionet mbi rregullat dhe mënyrën e aplikimit i gjeni këtu: