Përplasi për vdekje gruan në Korçë dhe u largua, në pranga 27-vjeçari

0

KORÇË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, pas ditën e djeshme aksidentoi për vdekje 65-vjeçaren në aksin rrugor “Maliq-Korçë”. 27-vjeçari me iniciale G.M akuzohet për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të dy informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluar shtetasin G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë.

Shtetasi G. M. dyshohet se dje, rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen S. Q., 65 vjeçe, dhe u largua nga vendi i aksidentit me automjetin që drejtonte.

Gjithashtu shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit G. M., i cili e kishte fshehur në garazhin e banesës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.