Goditi me send të fortë shërbimet e Urgjencës dhe autoambulancën që shkuan për t’i dhënë ndihmë, arrestohet 39-vjeçari

0

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të dyshuar për sulm ndaj shërbimeve të Urgjencës së spitalit të Durrësit dhe autoambulancës, gjatë një intervente për ofrimin e asistencës mjekësore.

Shtetasi L. D., 39 vjeç, ka goditur me send të fortë shërbimin e Urgjencës dhe autoambulancën në banesën e tij në fshatin Përlat.

Pas ngjarjes, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë proceduar me arrestimin e tij.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, L. D. ka kanosur dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke shfaqur agresivitet për shkak të detyrës së tyre. Në përfundim të hetimeve, materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit për veprime të mëtejshme.

Prokuroria po heton për akuzat e veprave penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.