Regjimi i Vuçiçit përzë mjekun kroat pas 12 vitesh sepse “kritikoi liderin”! I jep një javë kohë të largohet nga vendi

0

Një tjetër rast i paprecedent raportohet në regjimin autokrat të Aleksandër Vuçiçit në Serbi.

Së fundmi, ai ka dëbuar një mjek kroat, vetëm sepse e kishte mbështetur protestat në rrjetet sociale.

Mjeku Arien Stojanovi? Ivkovi? kishte mbaruar shkollën e lartë në Beograd, ku edhe ishte martuar dhe kishte ndërtuar familjen e jetonte e punonte prej 12 vitesh.

Tashmë atij do t’i duhet të lërë gjithçka pas dhe të largohet njëherë e mirë nga Serbia brenda 7 ditësh, pasi ka ofenduar…”liderin”.

Autoritetet serbe e kanë cilësuar atë si një “rrezik” për vendin. Ky nuk është rasti i parë që ndodh me dëbimin e shtetasve të huaj nga Serbia, por është rasti më ekstrem që përfshin një mjek i cili penalizohet për pikëpamjet e tij.

Vuçiç ka shfaqur gjithnjë e më tepër shenja paranoje, teksa protestat masive me qindra mijëra serbë kanë mbushur qytetet duke i kërkuar atij dorëheqjen. Ai pretendon se “influenca të jashtme” i nxisin këto protesta.